 |
|
Hotel Grand eshte nje hotel i ri dhe modern i qytetit turistik te Sarandes dhe vend ndodhja e tij e mrekullueshme para bregdetit Jonian, me nje plazh privat qe ndodhet para tij i jep hotelit nje emer te vecante. Dhoma te qeta dhe te rehatshme me nje mobilim elegant, disa me ballkon me pamje direkt mbi detin blu te Sarandes. Sherbim i kujdesshem dhe atmosfera |
mikpritese ju sigurojne nje qendrim mbreslenes.Hoteli disponon Bar, Restaurant, Salle konferencash Parking, Plazh privat vetëm për pushuesit, kënde për lojratë ndryshme, shërbim taxi. Me verandat mbi detin e kthjellt të të Sarandes dhe i rrethuar nga nga gjelbërimi dhe lulet e shumellojshme te mbjella rreth tij, Grand Hotel ju mirëpret të kaloni pushimet dhe weekendet tuaja ne cdo stine te vitit. Hoteli ofron 25 dhoma, 9 teke , 7 dopio , 4 gjysme suite dhe 5 suita me nje mobilim me shije e elegance.Hoteli ka nje kapacitet prej 70 persona, ne rast grupi.Te gjitha dhomat kane nje pamje magjike nga deti .Dhomat jane te mobiluara me nje stil mjaft elegant, te pajisura me banjo, dush, air te kondicionuar, TV, minibar, frigorifer, dhe kasaforta per sendet tuaja me vlere. Hoteli ka bar dhe parking. Hoteli disponon 2 restorante dhe bar terace qe ndodhet para tij, ne restorantin e hotel Grand do te gjeni shumllojshmeri specialitetesh te ndryshme duke filluar nga tradicionalja shqiptare dhe ate europiane, gjithashtu do te gjeni nje staf te kualifikuar sherbimi. |