mrekullueshme, historise dhe kultures se pasur dhe kuzhines dhe sherbimeve te nje cilesie te mire. Ndertuar ne vitin 1954 ne nje stil qe nuk stonon me natyren perreth, ky hotel ka krijuar nje fizionomi te tijen. Ky eshte nje vend per njerez aktive qe e duan natyren dhe qe jane te apasionuar pas sporteve te ndryshem ne ambjente te hapura, te cilat ushtrohen me kenaqesi ne nje pike kaq te bukur. Tek Hotel Akademia fjalet komfort dhe aktiv jane kthyer ne shoqeruese te njera-tjetres. Hotel Akademia ka nje total prej 28 dhomash nder te cilat, 20 dyshe me krevate te ndare, 7 dopio dhe 1 suite. Te gjitha jane te rehatshme dhe perfshijne banjo me dush brenda, ngrohje qendrore dhe TV. Nuk ka ajer te kondicionuar, pasi kjo eshte nje zone e fresket ku lartesia mbi nivelin e detit ben qe edhe ne vere te flihet me batanije. Dhomat jane te bollshme te pastra dhe te rregullta. Bar-Restorant ku ofrohen specialitete shqiptare dhe europiane. Ka gjithashtu nje taverne e cila eshte mjaft popullore per dashamiresit e muzikes dhe te kercimit. |